Real Madrid i bashkohet garës për Bennacer

Skuadra e Real Madrid do të konkurrojë për kartonin e Ismael Bennacer.

Sport

07/06/2020 11:48

Mesfushori i Milan, Bennacer, është në mesin e lojtarëve që po tërheq vëmendje të madhe, para fillimit të merkatos.

Raportime nga ‘Footmercato’ bëjnë të ditur se algjeriani po përcillet me vëmendje edhe nga Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Lojtari më parë është vëzhguar nga Manchester City dhe Paris Saint Germain, kështu që gara do të jetë e ashpër.

Bennacer shihet si zëvendësuesi afatgjatë për Casemiro, dhe alternativë e mirë për Eduardo Camavinga.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë formale nga ‘Los Blancos’, për kartonin e Bennacer. /Lajmi.net/