Real Madrid do t’i jap Tchouamenit kontratë pesëvjeçare

Aurelien Tchouameni është shumë afër kalimit te Real Madrid.

Sport

31/05/2022 08:00

‘Los Blancos’ janë të vendosur të përforcojnë mesfushën me një emër të ri dhe i preferuari është lojtari i Monaco, Tchouameni.

‘Marca’ bën të ditur se Real Madrid janë gati t’i ofrojnë lojtarit një kontratë pesëvjeçare, sapo marrëveshja me Monaco të mbyllet, përcjell lajmi.net.

‘Mbretërit’ po shpresojnë që të zbresin çmimin e kërkuar nga Monaco (80 milionë). Negociatat janë opsioni i vetëm.

22 vjeçari thuhet se tashmë ka vendosur të kalojë në ‘Bernabeu’ dhe krejt çka mbetet për marrëveshjen është dakordimi mes Real dhe Monaco për shumën e kartonit të lojtarit. /Lajmi.net/