Real Madrid dhe Barcelona në garë për Enzo Fernandez

Enzo Fernandez është lojtari që po merr vëmendjen aktualisht. Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez është lojtari që po shkëlqen në Kupën e Botës 2022, duke rikonfirmuar kualitetet që ka treguar te Benfica. Paraqitjet e lojtarit në Champions League dhe në ligën portugeze kanë marrë vëmendjen e shumë skuadrave. Paraqitjet në Katar po rikonfirmojnë gjithçka. Sipas ‘TyCSports’,…

Sport

01/12/2022 11:25

Enzo Fernandez është lojtari që po merr vëmendjen aktualisht.

Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez është lojtari që po shkëlqen në Kupën e Botës 2022, duke rikonfirmuar kualitetet që ka treguar te Benfica.

Paraqitjet e lojtarit në Champions League dhe në ligën portugeze kanë marrë vëmendjen e shumë skuadrave. Paraqitjet në Katar po rikonfirmojnë gjithçka.

Sipas ‘TyCSports’, Real Madridi dhe Barcelona janë tashmë në garë për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Mesfushori pëlqehet nga dy gjigantët e La Liga, por çmimi do të jetë problematik, sidomos për Barcën.

Benfica kërkon 80 deri në 85 milionë euro për të lëshuar kartonin e Enzo Fernandez.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej skuadrave të mëdha do të arrijë t’i marrë Benficas kartonin e argjentinasit. /Lajmi.net/