Real Madrid – Chelsea: Forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe rezultatet nga përballjet direkte
Real Madridi dhe Chelsea e zhvillojnë sonte kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve. Stadiumi “Santiago Bernabeu” në Madrid është vendtakim i dy gjigantëve të futbollit evropian në ndeshjen e parë çerekfinale e cila nis nga ora 21:00, shkruan lajmi.net. “Mbretërit” dhe “Blutë” e Londrës vijnë në këtë takim nga humbjet e pësuara në fundjavën…
Sport
Real Madridi dhe Chelsea e zhvillojnë sonte kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Stadiumi “Santiago Bernabeu” në Madrid është vendtakim i dy gjigantëve të futbollit evropian në ndeshjen e parë çerekfinale e cila nis nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.
“Mbretërit” dhe “Blutë” e Londrës vijnë në këtë takim nga humbjet e pësuara në fundjavën që lamë pas në kampionatet përkatëse.
Chelsea nuk po gëzon formë të mirë në ndeshjet e fundit në Premierligë. Mirë nuk qëndron as Real Madridi në La Liga.
Los Blanco në pesë ndeshjet e fundit kanë regjistruar tri fitore dhe dy humbje në të gjitha garat.
Të besuarit e trajnerit Ancelotti vijnë nga humbja 2:3 kundër Villarrealit në shtëpi, ndërsa pak ditë më parë triumfuan 0:4 në udhëtim te Barcelona duke siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Mbretit.
Chelsea që tani po drejtohet nga legjenda Frank Lampard në pesë ndeshjet e fundit ka fituar vetëm një përballje, krahas dy humbjeve dhe dy barazimeve.
“Blutë” u mposhtën 0:1 nga Wolves në fundjavë, teksa fitoren e fundit në Premierligë e arkëtoi më 11 mars kundër Leicester Cityt në udhëtim 1:3.
Real Madridi dhe Chelsea janë ballafaqur shtatë herë ndërmjet vete në histori.
Dyja skuadrat kanë nga tri fitore në përballjet direkte, krahas një barazimi.
Ndeshja e kthimit të këtij edicioni në çerekfinale zhvillohet një javë më vonë në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër./Lajmi.net/