Barcelona – Real Madrid 83:82

Real Madrid dhe Barcelona janë rival të përhershëm në fushë dhe jashtë saj. Por, cila skuadër ka më shumë tituj?

Sport

03/03/2015 12:03

Barcelona ka një trofe zyrtar më shumë se rivali i përhershëm nga Real Madrid.

Në krahasimin e publikuar nga e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, Blaugran ka vetëm një titull më shumë.

Rezultati i saktë është 83:82 në favor të skuadrës nga Camp Nou.

Mirëpo, gjithçka mund të ndryshojë këtë vit pasi Barcelona është në garë për tre tituj kurse Reali vazhdon të jetë në konkurrencë në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve, pas eliminimit nga Copa del Rey.