Real Madrid afër marrëveshjes së re me Vinicius

Real Madrid janë afër të bëjnë një lëvizje shumë të rëndësishme.

Sport

14/06/2022 18:00

Ylli brazilian pritet të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Real Madrid.

21 vjeçari, sipas ‘Goal’, pritet të vë firmën e tij në kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, përcjell lajmi.net.

Lojtari ishte në mesin e atyre që ishin kyç në triumfin e Real Madrid në La Liga dhe Champions League.

Lojtari kontribuoi me 22 gola dhe 16 asistime në 52 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/