Real, kjo gjë nuk ndodhi kurrë në Ligën e Kampionëve
Real Madridi, në takimin kundër Schalkes, ka arritur të bëj një gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Ligës së Kampionëve.
Sport
Edhe pse humbi me rezultat 3-4 në shtëpi kundër Schalkes, Reali arriti të kualifikohej për në çerekfinale, falë fitores së shënuar në Gjermani me rezultat 2-0.
Real Madridi është skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që pranon katër gola në shtëpi, e humbet takimin, por kualifikohet për në raundin tjetër të kësaj gare.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në këtë garë, e cila është gara më e rëndësishme europiane sa i përket klubeve.