Reagon zv/ministri Durmishi: Ura e Badocit është stabile, testimi formal bëhet nesër

Anipse e shkurtër, Ura e Badocit zgjati shumë për t’u ri funksionalizuar për qarkullim. Por edhe pse është hapur për qarkullim, së fundi u raportua se hapja e saj u bë pa u testuar. Sipas informacioneve të para theksohet se Ministria e Infrastrukturës mori vendim për hapjen e kësaj ure, pa i kryer testimet. E…

Lajme

08/01/2025 15:35

Anipse e shkurtër, Ura e Badocit zgjati shumë për t’u ri funksionalizuar për qarkullim.

Por edhe pse është hapur për qarkullim, së fundi u raportua se hapja e saj u bë pa u testuar.

Sipas informacioneve të para theksohet se Ministria e Infrastrukturës mori vendim për hapjen e kësaj ure, pa i kryer testimet.

E pas kësaj ka reaguar zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai deklaroi se ura është stabile, transmeton lajmi.net.

“Ura e Badocit është stabile.Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit.Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit.Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj”deklaroi ai.

Po ashtu Durmishi tha se me përgjegjësi të lartë profesionale deklaron se kjo urë është shumë stabile.

“Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”./Lajmi.net/