Reagon SC Gjilani: Dënojmë ashpër incidentin, i urojmë shërim të shpejtë Stivi Frashërit
Klubi i Gjilanit ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Gjilan.

Sport
Ndeshja Gjilani-Ballkani është ndërprerë në minutat e fundit të ndeshjes, pasi tifozët u futën në fushë ku edhe goditën portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Frashëri mbeti pa ndjenja në fushë dhe më pas u dërgua në spitalin e Gjilanit, nga ku tani njoftojnë se ai është jashtë rrezikur për jetë, dhe me vetëdije.
Për gjithë këto ngjarje ka reaguar klubi i Gjilanit me komunikatë zyrtare, duke dënuar ashpër incidentin dhe duke i uruar shërim të shpejt portierit. Më poshtë mund ta gjeni të plotë komunikatën./Lajmi.net/