Reagon Real Madrid: Nuk na u dhanë dy penallti
Real Madrid vazhdon të kontestojë vendimet e gjyqtarit Hernández Hernández pas ndeshjes kundër Barcelonës.
Sport
Barcelona dhe Real Madrid barazuan 0-0 në ‘Camp Nou’ në ‘El Clasicon’ e parë këtë sezon.
Ndonëse jo me shumë raste shënimi, ato kontestueset nuk munguan.
“Raphael Varane u përfshi në dy momente të diskutueshme në ‘El Clasico’ në Camp Nou. Francezi mund të ketë pasur dy penallti në pjesën e parë, por Hernandez Hernandez nuk dha asnjërën prej tyre”, thuhet në reagimin e Realit, përcjell lajmi.net.
Rastet kontestuese janë ndërhyrja e Lengelet në Varanen në minutën e 17’, dhe dy minuta më vonë, Rakitic mbajti për fanelle sërish francezin./Lajmi.net/