Reagon punëtori i KEK-ut që u përmend në bisedat e Mihalit me Krasniqin: Kujdes kur flet për mua, ndyrësirë

Patriot Brahimi është punëtori i KEK-ut i cili u përmend në bisedat e Dejona Mihailit me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Në këto biseda, Mihaili tha për Brahimin “Ky i shkreti me UÇK-në, gjynah”. Brahimi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të gjithëve po u del fytyra dhe se i vjen mirë…

Lajme

16/10/2024 16:39

Patriot Brahimi është punëtori i KEK-ut i cili u përmend në bisedat e Dejona Mihailit me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Në këto biseda, Mihaili tha për Brahimin “Ky i shkreti me UÇK-në, gjynah”.

Brahimi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të gjithëve po u del fytyra dhe se i vjen mirë që edhe Mihalit “i paska ardhë radha me pas gisht në afera”.

“Dejona Mihali kur ta përmendësh emrin tim bëhu e kujdesshme sepse emri im nuk është nga ata të cilët duhet me marrë gjithë kush nëpër gojë. Ashtu kshtu të gjithëve po u del ftyra, pom vjen mirë që edhe ty tpaska ardh radha me pas gishtë në afera. Mirë u pafshim! Ndytësirë”, ka shkruar Brahimi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: