Reagon Prokuroria Speciale për mos-deklarimin e Kurtit, tregon se si do të veprohet tani
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti edhe sot ka refuzuar që të paraqitet në Prokuroi për të dhënë dëshmi në rastin “Rezervat shtetërore”. Pas kësaj, nga Prokuroria u tha se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i…

Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti edhe sot ka refuzuar që të paraqitet në Prokuroi për të dhënë dëshmi në rastin “Rezervat shtetërore”.
Pas kësaj, nga Prokuroria u tha se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Pas kësaj, Prokuroria Speciale Republikës së Kosovës bëri të ditur se do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi.
“Edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti refuzoi edhe sot që të paraqitet për deklarim, duke thënë se prokurorët po të jenë të interesuar mund të shkojnë tek zyra e tij dhe të marrin dëshminë. Kurti me këtë rast para mediave tha se asnjëherë s’ka thënë se s’do të jap dëshmi, por në zyrën e tij e jo në Prokurori.
“Unë asnjëherë nuk kam thënë se s’do të jap dëshmi, përkundrazi kam thënë se jam jo i gatshëm por edhe i interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër kam shkruar letër në të cilën kam treguar oraret se ku mund të bëhet dëshmia. E mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit, ka pasur raste edhe në të kaluarën kur kanë ardhur për kryeministra, madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe si të pandehur”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.
Ai tha se “Prandaj s’ka asnjë arsye të mos vazhdohet kjo”.
Kurti theksoi se qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet “dëshmia nga ana ime, nëse Prokuroria e ka pas shumë të rëndësishme dëshminë time do të vinte tek ne”.
Kurti edhe në këtë rast ka sulmuar mediat
“Një prokuror që e ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë, pra shtrohet pyetja pse i humb prokuroria këto… për shkak se është më e interesuar të mbushë ballinat e portalit të ndonjë oligarkut se sa të sjellë dëshmi. Po e përdor e keqpërdorë lirinë për të luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit. Kam qenë dhe jam i gatshëm që të dëshmojë. S’ka qeveri që e ka luftuar krimin dhe korrupsionin sikurse qeveria jonë në këto katër vite dhe po ashtu këtë e dëshmojnë qytetarët me mbështetjen masive që na kanë dhënë në këto zgjedhje”./Lajmi.net/