Reagon Prindon Sadriu: Kërcënimet ndaj presidentes janë pasojë direkte e mosveprimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Kërcënimi drejtuar Osmanit ishte bërë përmes adresës elektronike të presidentes. Ajo ka pranuar një mesazh në të cilin kërcënohej me jetë. E në lidhje me këtë ka reaguar bashkëshorti i saj, zotëriu i parë i vendit- Prindon Sadriu. Sadriu tha se kjo nuk është hera e…

Lajme

20/05/2025 09:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë.

Kërcënimi drejtuar Osmanit ishte bërë përmes adresës elektronike të presidentes. Ajo ka pranuar një mesazh në të cilin kërcënohej me jetë.

E në lidhje me këtë ka reaguar bashkëshorti i saj, zotëriu i parë i vendit- Prindon Sadriu.

Sadriu tha se kjo nuk është hera e parë që presidentja kërcënohet pasi ka me dhjetëra kërcënime.

Sipas Sadriut, këto kërcënime janë pasojë direkte e mosveprimit.

“Kur këto përsëriten, nuk janë më thjesht fjalë. Janë sistem. Janë strategji. Dhe mbi të gjitha: janë pasojë direkte e mosveprimit. Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi. Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet. Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt”, ka shkruar Sadriu./Lajmi.net/