Reagon për herë të parë Gerta Gixhari pas eleminimit nga BBVA
Gazetarja Gerta Gixhari u eliminua të shtunën nga Big Brother VIP Albania 4. Ajo nuk arriti të shkonte në finalen e madhe, ndonëse u konsiderua një lojtare mjaft e fortë. E njëjta ka bërë një reagim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë për mbështetjen. Ajo thotë se doli nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje,…

ShowBiz
Gazetarja Gerta Gixhari u eliminua të shtunën nga Big Brother VIP Albania 4.
Ajo nuk arriti të shkonte në finalen e madhe, ndonëse u konsiderua një lojtare mjaft e fortë.
E njëjta ka bërë një reagim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Ajo thotë se doli nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje, e në fund falënderon edhe produksionin për mundësinë e dhënë.
Postimi i plotë i Gertës (pa ndërhyrje):
“Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje.
Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj.
Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund.
Një falenderim i veçantë shkon për produksionin, që më dha mundësinë të isha pjesë e formatit më të ndjekur në Shqipëri “BBVA”, sepse unë kam fituar gjënë më të rëndësishme që është DASHURIA E PUBLIKUT.
E juaja, Gerta”.
View this post on Instagram