Reagon Osmani pas rastit tragjik në Jabllanicë: Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Osmani ka thënë se sot nuk ka fjalë qe mund të lehtësoj dhimbjen e familjeve që po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. “Me zemër të rënduar dhe dhimbje…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Osmani ka thënë se sot nuk ka fjalë qe mund të lehtësoj dhimbjen e familjeve që po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.
“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar”, ka shkruar Osmani.
E para e shtetit u ka shprehur ngushëllime tri familjeve e cila tha se qëndron me ta me mendje e zemër.
“Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/