Reagon nëna e banorit të “BBVK”: Ende kemi racistë, djali jem forca Kevin
Në prime-in e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova” banores Ana i është kërkuar nga familja saktësisht nga nëna e saj që të linte lojën në këtë format. Sipas familjarëve të Anës, nëna nuk është mirë me shëndet dhe dëshiron që Ana ta lërë shtëpinë. Mirëpo vendimi i banores ishte që të qëndronte në shtëpi…
ShowBiz
Në prime-in e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova” banores Ana i është kërkuar nga familja saktësisht nga nëna e saj që të linte lojën në këtë format.
Sipas familjarëve të Anës, nëna nuk është mirë me shëndet dhe dëshiron që Ana ta lërë shtëpinë. Mirëpo vendimi i banores ishte që të qëndronte në shtëpi dhe në qoftë se i përkeqësohet gjendja atëherë ta lajmërojnë dhe ajo do të largohej nga shtëpia.
Nuk vonoi shumë dhe motra e mori në telefon ku publikisht i tha që të distancohej nga djali me të cilin po qëndron që nga nisja e këtij spektakli. Fjala ishte për Kevinin, i cili ka shprehur hapur pëlqimin për të.
Lidhur me këtë deklaratë, e ëma e Kevinit reagoi me anë të një komenti në Instagram.
“Ende kemi racistë, djali jem forca Kevin❤️ Po më dhimbsesh se hala nuk e di kulturen”, shkroi ajo./Lajmi.net/