Reagon ndaj një ngacmimi dhe goditet me grusht (Video)
Një vajzë është goditur në mes të rrugës me grusht në fytyrë nga një burrë pas një rasti që autoritetet e kanë cilësuar si një ngacmim seksual.

Fun
Marie Laguerre shpërndau pamjet e burrit duke e goditur atë jashtë një kafeneje në veri-lindje të kryeqytetit, Paris.
Shihet që agresori e ka ndjekur vajzën nga pas dhe më pas e ka goditur atë në sy të njerëzve të ulur në kafene.
Klientët e barit kanë debatuar me autorin, i cili për pak sa nuk është konfliktuar edhe me ta.
Videoja është bërë virale dhe lidhet drejtpërdrejt me një kërkesë të qeverisë për të imponuar gjoba rreth ngacmimeve në rrugë.
“Gjobat e para do fillojnë të shpërndahen këtë vjeshtë,” tha ministri Marlene Schiappa.
Të gjobiturit do të duhet të paguajnë nga 90-750 euro në bazë të masave. Kjo gjë është mbështetur nga deputetët francezë në maj dhe pritet të futet në parlament këtë javë.
