Reagon ministrja Gërvalla: E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është komentuar së fundi për qasjen e saj ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

13/06/2022 23:38

E gjithë kjo pasi ministrja në urimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës zgjodhi të përmend NATO-n, KFOR-in, por jo edhe UÇK-në.

E për qëndrimin e Gërvallëss ndaj UÇK-së ka patur shpesh herë deklarime të shumta nga fytyrat publike.

Sonte ministrja ka vendosur që të reagoj, teksa tha se e vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit.

Gërvalla ka publikuar edhe një video nga përfaqësimi i saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku ndër të tjerash pati deklaruar se ka vetëm një të vërtetë dhe të gjithë e dinë për “Kasapët e Ballkanit”.

“Jam shumë krenare që përfaqësoj sot një shtet, nga i cili ushtarë trima, burra e gra, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë mbrojtur popullin e vet, shtëpitë e veta, vendin e tyre”, tha ndër të tjerash ministrja Gërvalla.

E pas mos përmendjes së UÇK-së nga Gërvalla pati edhe reagime të shumta, ku ndër të tjerash kërkohej edhe largimi i saj nga posti i ministres së Punëve të Jashtme./Lajmi.net/