Reagon MFSK: Autobusët u blen me tender

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se të dy autobusët e markës ʺTANʺ janë blerë me tender dhe me respektimin e të gjitha procedurave të Ligjit mbi Prokurimin Publik.

Lajme

17/06/2015 14:04

Duke reaguar për një shkrim ku thuhet se FSK-ja blen dy autobusë 380 mijë dhe pa tenderë, por janë porositur direkt nga MFSK-ja, kjo ministri thotë se autobusët janë blerë me tenderë të rregullte dhe MFSK nuk ka porositur direkt autobusët, por operatori ekonomik që ka fituar tenderin ka bërë porosinë.

Ja si vazhdon reagimi i tyre:

Për ti sqaruar lexuesit i cili ka të drejtë në çdo kohë të jetë i informuar drejtë dhe me argumente, ne në vazhdim po japim një pasqyrë me fakte deri në detaje, se si është zhvilluar procedura e blerjes lidhur më lëndën “Furnizim me autobus  për nevoja të FSK-së”, me numër të prokurimit 21700/14/104/111. Publikimi- Njoftimi për kontratë në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik(KRPP) është bërë me datë:  29.08.2014. Pas   publikimit të njoftimit  për kontratë, dokumentin e tenderit e kanë tërhequr  19 operator ekonomik(OE).

Tenderi ka qenë i hapur deri me datë: 18.09.2014, dhe gjithsejtë kemi pranuar 3 oferta,  nga 3 operator ekonomik. Vendimi i anëtarëve të komisionit  për ekzaminimin, vlerësim dhe krahasimin e tenderëve është bërë më datë 18.09.2013 në përbërje prej tre anëtareve. Procesi i  vlerësimit dhe ekzaminimit të tenderëve nga komisioni vlerësues ka përfunduar me datë 21.10.2014,  dhe komisioni vlerësues një zëri ka konstatuar që të 3 (tre) operatorët ekonomik(OE), pjesëmarrës në këtë tender kanë qenë të përgjegjshëm, pra i kanë plotësuar të gjitha kriteret minimale të përcaktuara me njoftimin për kontratë si dhe në Dosjen e Tenderit.

Operatorët ekonomik që kanë dorëzuar oferta e tyre për këtë projekt janë :

Tenderuesit  Emri i operatorëve ekonomik që kanë dorëzuar tender të përgjegjshëm                      Adresa         Çmimi i ofruar

  1. “AMR GROUP” & “BOJKU HIDRAULIKU” 70000 Ferizaj/ 30000 Pejë          479,624.00€
  2. “A.G.S”         Rr . Dardania p.n. 12000 Fushë Kosovë        397,220.00€
  3. NTSH “ PROFITECH” Rr. ‘’Mbretëresha Teutë’’ p.n – Mitrovicë 409,700.00€

Komisioni për vlerësim ka konstatuar se OE:  “AGS” me adresë: Rr . Dardania p.n. 12000 Fushë Kosove; i ka plotësuar të gjitha  kriteret minimale të kërkuara më Njoftimin për Kontrate si dhe me Dosjen e Tenderit  dhe ka ofruar  çmimin me të ulët  në shumën prej;  397, 220. 00€, duke e rekomanduar ketë operator ekonomik (OE) për dhënie të kontratës. Në këtë vlerë janë të përfshira: blerja e dy autobusëve me ngjyrë ushtarake (39+1+1 ulëse) me 00 km, viti i prodhimit 2014,  përfshi mirëmbajtjen   dhe servisimin  e rregullt të autobusëve gjatë afatit garantues 3 (tre) vjeçar ose deri në arritjen e  100.000 km.

Njoftimi për dhënie të kontratës në KRPP është bërë me datë 04.11.2014, gjithashtu  edhe njoftimi i OE pjesëmarrës në këtë tender  është bërë në përputhje me afatet kohore të parapara me ligj të Ligjit të Prokurimit Publik(LPP-së), përmes letrave standarde.

Gjatë periudhës kohore sa ka qenë i publikuar njoftimi për dhënie të kontratës, prej 10 ditëve (koha e paraparë për ankesa sipas LPP-se ), nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga operatorët ekonomik pjesëmarrës, por as nga ndonjë institucion, person fizik apo shoqëri civile dhe kontrata është nënshkruar me date 14.11.2014. Liferimi i autobusëve është bërë komform kontratës dhe në përputhje të plotë me specifikat dhe kushtet e dhëna në Dosjen e Tenderit(DT), më datë 15.12.2014.