Reagon më në fund Lei Kraja, zbulon a e ngacmojnë futbollistët shqiptarë

Thuhet se moderatorja Lei Kraja është njëra prej atyre që ngacmohet më së shumti nga futbollistët.

ShowBiz

24/02/2020 08:44

Ajo konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e përfolur në mediat rozë. Behet fjalë për moderatoren Leila Kraja e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” nga Xhesi Muçaj.

Ajo është konsideruar si gazetarja e sportit më e ngacmuar nga futbollistat shqiptarë, por Leila e mohoi këtë duke u shprehur se futbollistat para ndeshjes janë shumë të emocionuar, kanë stres dhe nuk e kanë aspak mendjen për femra.

Xhesi Muçaj: Ti je konsideruar si femra që ngacmohet më së shumti nga futbollistët shqiptarë.

Leila Kraja: Nuk e di, ku janë këta futbollista? Jo nuk është se më ngacmojnë. Njerëzit nuk e kuptojnë që para një ndeshje, futbollistët nuk e kanë fare mendjen për të ngacmuar, kanë emocione dhe streset e veta. Nuk e kanë mendjen tek femrat, e kanë mendjen tek fusha lojës sepse është një presion shumë i lartë, ndërsa mbrapa lojës nuk mbajm përgjegjësi (qesh).

https://www.instagram.com/p/B8OeZ5vBVKX/