Reagon LDK: VV sulmoi pronën dhe familjarët e Kryeministrit

Lidhja Demokratike e Kosovës shpresh indinjaten dhe shqetësimin e thellë për veprimet e sotme të dhunshme të aktivistëve të Vetëvendosjes, që kishin për cak pronën e familjarëve të Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme

25/08/2015 19:52

Me këtë rast, Lidhja Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm sulmin ndaj pronës private dhe ndaj familjes së Kryeministrit të Republikes së Kosovës, të organizuar sot nga aktivistë të Vetëvendosjes, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton Telegrafi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, fton organet përgjegjëse që të mbrojnë pronën private të secilit qytetar të Republikës së Kosovës, dhe dënon veprimet dhe organizimet e tilla të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila të vetmin mjet politik e ka dhunën, dëmtimin e pronës publike, dhe pronës private, si në rastin e tentimit të dëmtimit të pronës së familjareve te Kryeministrit dhe rrezikimin e sigurisë së familjes së Kryeministrit Mustafa”.

“Me veprimet e sotme Lëvizja Vetëvendosje tregon nivelin e papërgjegjësisë institucionale, vullnetin e tyre për destabilizim të vendit dhe shqetësim të qytetarëve”, thuhet në reagim.