Reagon Haxhiu pas tragjedisë në Prizren: Institucionet përgjegjëse janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit. Një person dyshohet se ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare. Teksa po ashtu bëhet e ditur se i njëjti ka therur edhe vajzën  tjetër 10 vjeçare duke i shkaktuar plagë të mëdha e cila është dërguar për trajtim në…

Lajme

06/05/2025 11:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit.

Një person dyshohet se ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.

Teksa po ashtu bëhet e ditur se i njëjti ka therur edhe vajzën  tjetër 10 vjeçare duke i shkaktuar plagë të mëdha e cila është dërguar për trajtim në Qendën Klinike Univeristare të Kosovës, e njëjta aktualisht është në gjendje stabile është thënë nga stafi mjekësor.

Pas krimit të kryer në Prizren, i dyshuari (shtetas turk) ka lënduar edhe veten me mjet të mprehtë.

“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica” në Prizren  ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore  nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thikë në dorë. Në atë drejtim janë nisur  4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15-vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë.I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja  e tij 35 vjeçare. Të gjithë këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Për këtë akt, tashmë ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky akt i tmerrshëm i dhunës në familje është i papranueshëm dhe përbën një krim që duhet të dënohet maksimalisht.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Prizren, ku një shtetas turk me banim të përkohshëm në Republikën e Kosovës vrau vajzën e tij të mitur dhe plagosi rëndë vajzën tjetër 11-vjeçare. Në emrin tim personal dhe si Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e vajzës së ndjerë dhe solidarizohem me qytetarët që me të drejtë ndjejnë zemërim dhe trishtim përballë këtij akti kriminal. Uroj shërim të shpejtë për vajzën që po merr trajtim mjekësor dhe përkujdesje të vazhdueshme për të kaluar këtë traumë të rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje Haxhiu ka njoftuar se lidhur me rastin institucionet përgjegjëse janë duke trajtuar me prioritet të lartë.

“Dhuna, në çdo formë të saj, është e patolerueshme. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe kanë të drejtën e patjetërsueshme të rriten të sigurt, të dashur dhe të mbrojtur dhe askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë këtë të drejtë themelore”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Lajmi.net/