Reagon Haradinaj: Moszbardhja e vrasjeve të pasluftës, turp për Kosovën
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj, i cili tha “Punë e madhe që u vranjë njerëzit e LDK’së”. Haradinaj ka thënë se këto raste do të jenë subjekt i hetimit të organeve të ligjit, dhe kjo s’duhet të zbehet nga deklarata publike.
Lajme
Sipas Haradinajt vrasjet e pasluftës janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet.
Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Vrasjet e pasluftës, të figurave të shquara publike e politike, si krime, do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.
Këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit.
Prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e Institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre. /Lajmi.net/