Reagon Bajrami: Aksionet e inspektoratit bëhen pa paralajmërim
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se ministria nuk ka paralajmëruar kompanitë e derivateve të naftës, për aksionin e Inspektoratit.

Lajme
Bajrami me anë të një reagimi në Facebook, ka thënë ata do të angazhohen për të kontrolluar cilësinë e naftës, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që nuk u pëlqen kjo metodë ti bëjnë publike propozimet e tyre.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Inspektoratit të Tregut, Agjencisë së Metrologjisë dhe Departamentit për Rregullimin e Tregut të Naftës angazhohet për çdo ditë për kontrollin e cilësisë dhe sasisë së karburanteve, pa paralajmëruar askënd”.
“Sot nuk u paralajmëruan operatorët ekonomik, por u ftuan mediat për të parë se si MTI kontrollon cilësinë dhe sasinë e karburanteve”.
“Të gjitha atyre që kjo motodë nuk ju pëlqen i ftojmë që ta kryejnë punën e tyre dhe të bëjnë publike idetë e tyre nëse ata e dinë se cila do të ishte mënyra më e mirë për të siguruar cilësinë dhe sasinë e tregut të karburanteve dhe gjithashtu për të siguruar transparencë në punën e institucioneve”, ka shkruar Bajrami.