Reagon avokati Misetiq: Kërkesa që Thaçi të jetë në varrimin e babait u dorëzua dje në ora 14:00, le të kuptohet se nuk u miratua

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetiq ka njoftuar se kërkesa e ish-presidentit Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait është dorëzuar dje në ora 14:00. Ai sqaroi se Thaçi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme dhe se nuk ka dhënë komente të tjera në lidhje me këtë çështje. “Kam…

Lajme

18/03/2025 14:49

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetiq ka njoftuar se kërkesa e ish-presidentit Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait është dorëzuar dje në ora 14:00.

Ai sqaroi se Thaçi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme dhe se nuk ka dhënë komente të tjera në lidhje me këtë çështje.

“Kam marrë shumë pyetje mediatike sot në lidhje me një deklaratë të Dhomave të Specializuara  sot në mëngjes duke sugjeruar që klienti im, Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Për të korrigjuar regjistrimin: Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar avokati i Thaçit në X.

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk do të jetë sot në varrimin e babait të tij në Burojë të Skenderajt.

Thaçit ii shin refuzuar vazhdimisht edhe kërkesat për ta vizituar atë derisa po mjekohej në QKUK. Një kërkesë e vetme iu plotësua me datë 13 mars, ku edhe iu mundësua që të qëndrojë pranë babait për rreth 4 orë, nën masa ekstreme të sigurisë.

Tri ditë pasi u takuan në spital, Haxhi Thaçi ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Burojë për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit./Lajmi.net/