Reagon Arteta rreth momentit viral të tifozit të Manchester Cityt

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka qenë së fundmi në konferencë për shtyp. Para ndeshjes me Sporting Lisbonën, “Topçinjtë” po synojnë të prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi. Gjatë fundjavës është bërë viral një tifoz i Manchester Cityt, ku gjatë ndeshjes me Chelsean shihej duke pirë një shishe ujë me…

Sport

14/04/2026 16:23

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka qenë së fundmi në konferencë për shtyp.

Para ndeshjes me Sporting Lisbonën, “Topçinjtë” po synojnë të prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi.

Gjatë fundjavës është bërë viral një tifoz i Manchester Cityt, ku gjatë ndeshjes me Chelsean shihej duke pirë një shishe ujë me logo të Arsenalit, që thumboi ata rreth garës për titull.

Dhe kjo çoi në një reagim të Artetas, i cili foli rreth kësaj çështje.

Një tifoz, do të thuash? Është vetëm një person nga 60,000 mbështetës të jashtëzakonshëm që kemi në Emirates çdo herë”. “Nuk më prek kjo”, u shpreh Arteta.