Reagon Ancelotti: Nuk kam kërkuar kurrë transferimin e Ronaldos

Carlo Ancelotti ka folur lidhur me spekulimet e fundit.

Sport

17/08/2021 14:20

Cristiano Ronaldo së fundmi është lidhur me një rikthim të mundshmë në Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Raportohet se Ancelotti u kishte kërkuar drejtuesve të klubit që ta kthejnë sulmuesin në Spanjë gjatë kësaj vere.

Megjithatë trajneri i ka përgënjeshtruar këto lajme në një deklaratë të shkurtër që e postoi në rrjetin e tij në Twitter:

“Cristiano Ronaldo është legjendë e Real Madridit, dhe unë vërtet kam respekt për të, por unë kurrë nuk kam kërkuar apo planifikuar transferimin e tij këtë verë”, tha Carlo Ancelotti.

E ardhmja e portugezit mbetet ende e paqartë me shumë klube që kanë shprehur interesim për të. /Lajmi.net/