Reagojnë SHBA-të: Të zbatohet vendimi i sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me cështjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re pas mocionit të votëbesimit.

Lajme

28/05/2020 23:04

SHBA-të u bëjnë thirrje të gjitha partive politike t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Sipas këtij vendimi, kandidati për kryeminsitër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, mund ta formojë qeverinë. Derisa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka shkelur kushtetuën. /Lajmi.net/ 

https://lajmi.net/lajmi-i-fundit-gjykata-kushtetuese-i-jep-te-drejte-thacit-per-dekretimin-e-avdullah-hotit/