Reagojnë SHBA-të dhe Irani, pro dhe kundër revistës “Charlie Hebdo”
Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur mbështetjen e tyre ndaj lirisë së shprehjes, duke e potencuar rastin e fundit të sulmit në revistën satirike franceze, Charlie Hebdo.
Bota
Por Irani, edhe pse ka dënuar sulmin terrorist të kryer një javë më parë në Paris, ka dënuar edhe publikimin e një karikature të re të Profetit Muhamed në numrin e sotëm të revistës “Charlie Hebdo”, duke vlerësuar se karikatura është “fyese” dhe “provokuese”.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Half, ka shfaqur mbështetjen e SHBA-ve për revistën Charlie Hebdo. “Ne absolutisht e mbështesim të drejtën e Charlie Hebdo që të publikoj këso gjërash dhe kjo është ajo çfarë ndodhë në një demokraci”, ka thënë Harf.
Ballina e revistës “Charlie Hebdo” sot ka dal me karikaturë të Profetit Muhamed, me mbishkrimin “Gjithcka ëshët falur”, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur në duar slloganin “Unë jam Charlie”.
Por sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham, karikatura e publikuar në faqen e parë, “i provokon emocionet e myslimanëve dhe lëndon ndjenjat e tyre”.
Edhe Myftiu i Madh i Egjiptit, Shaëqi Allam, e ka përshkruar karikaturën si një “provokim të pajustifikueshëm” që mund të shkaktoj “një valë të re të urrejtjes në shoqërinë franceze dhe perëndimore”.