Reagojnë rivalët e Panticit
Adrijana Hodzic dhe Oliver Ivanovic dënojnë sulmin ndaj kundërshtarit të tyre për Kryetar të Mitrovicës së Veriut, Krstimir Pantic.

Lajme
Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës së Veriut Adrijana Hodzic ka dënuar ashpër sulmin ndaj Krstimir Pantic’it, duke e thënë se persona të cilët qëndrojnë prapa këtij sulmi nuk ja dëshirojnë të mirën popullit të tyre.
“Ky akt ka kaluar çdo kufij. Akterët e sulmit nuk ua dëshirojnë të mirën qetarëve në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Hodzic.
“Duhet që sa më shpejtë të gjenden autorët dhe të marrin dënimin e merituar. Ky sulm i bërë në këtë moment, mund të krijoj pasoja në proceset e mëtejshme, mund të ndikojë edhe në numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje. Duhet që sa më shpjet të zbardhen arsyet e këtij sulmi”.
Nisma Qytetare “SDP-Oliver Ivanovic”, ka gjykuar në mënyrën më të ashpër sulmin ndaj kandidatit për kryetar nga radhët e Nismës Qytetare “Serbe”.
“Kërkojmë një angazhim maksimal nga Policia e Kosovës dhe EULEX në gjetjen e atyre të cilët e kanë kryer këtë dhe të gjitha sulmet tjera ndaj qytetarëve që janë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe të cilët me angazhimin e tyre në këto zgjedhje, vazhdojnë politikën e Serbisë”, thuhet në deklaratën e subjektit politik të Oliver Ivanovic.