Reagojnë nga LDK për ftesën e Kurtit: Nuk marrim pjesë, kryetari Abdixhiku nuk është në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka konfirmuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ftuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një takim nesër lidhur me konstituimin e Kuvendit. Por sipas saj LDK nuk do të merr pjesë në këtë takim pasi qëndrimet e partisë tashmë dihen dhe se kryetari Lumir…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka konfirmuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ftuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një takim nesër lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Por sipas saj LDK nuk do të merr pjesë në këtë takim pasi qëndrimet e partisë tashmë dihen dhe se kryetari Lumir Abdixhiku nuk ndodhet në Kosovë.
“Po ka ftesë. Nuk marrim pjesë në takim dhe njëkohësisht kryetari Abdixhiku nuk ndodhet në Kosovë”, tha Kica-Xhelili për lajmi.net.
Ajo tutje shtoi se çështja e nënkryetarëve të kuvendit nuk është çështje për diskutim sepse janë pozita të përfaqësimit partiak.
“Për çështjen e nëkryetarëve të Kuvendit, të përcaktuara si vende përfaqësimi të partitive nuk është çështje diskutime sepse janë pozita të përfaqësimit partiak”, shtoi ajo.
Tutje, Kica-Xhelili shtoi se çështja e kryetarit të Kuvendit është çështje politike dhe kërkon shumicë politike.
“Për këtë çështje veç kemi dhënë qëndrim”, tha ajo për Lajmi.net.
Kujtojmë se Lumir Abdixhiku në fillim të këtij muaji e kishte refuzuar një ftesë të Kurtit për takim. Sipas Abdixhikut, gjuha e Kurtit e përdorur gjatë dhe pas fushatës s’mund të tejkalohej./Lajmi.net/