Reagimi më epik dhe qesharak që e keni parë ndonjëherë ndaj vjedhjes

Ky burrë është definicioni i 'trimit'. Nuk lëvizë asnjë qerpik kur hajni tenton të vjedh në lokal.

Fun

21/09/2019 18:13

Reagimi i tij është tejet epik dhe komplet jo ekzistues. Nuk e dimë a do të jetë në gjendje të reagojë dikush në këtë mënyrë.

Të gjithë të tjerët që ishin në lokal po tentonin të mbronin vetën, ndërsa ky burrë nuk lëviz as qerpikun, vazhdon të pijë birrën dhe cigaren, gjersa hajni vjedh lokalin, shkruan lajmi.net.

Madje, çka e bënë qëndrimin e tij edhe më epik është kur hajni hynë në zonën në bar për të marr parat, dhe burri i thotë “përderisa je aty, a mund të më ofrosh edhe një birrë tjetër”.

Reagimi i këtij personi është konsideruar tejet epik, definitivisht mund të themi se ky person është definicioni i fjalës ‘trim’./Lajmi.net/