Reagimi i Ronaldos kur kuptoi se Barcelona është kampione (VIDEO)
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk e dinte fillimisht se Barcelona e ka mposhtur Atletico Madridin dhe ka fituar La Ligën. Fytyra e tij ndryshoi kur këtë ia tregoi Pepe.

Sport
Cristiano Ronaldo nuk e dinte se Barcelona e fitoi La Ligën, pas përfundimit të ndeshjes mes Real Madridit dhe Espanyolit.
Pas përfundimit të takimit, ylli portugez ishte i buzëqeshur pas het-trikut të realizuar.
Mirëpo, skuadra e tij e kishte humbur La Ligën pas triumfit të Barcelonës ndaj Atletico Madridit në Vicente Calderon.
Pepe iu afrua Ronaldos dhe i tregoi se si përfundoi dueli i Barcelonës, e pastaj fytyra e tij ndryshoi dhe buzëqeshja u zhduk.