Reagimi i Rita Orës pas sulmit në Francë
Rita Ora është solidarizuar me viktimat e sulmit në Francë.

ShowBiz
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi pranë kishës Notre Dame në Francë, shkruan lajmi.net.
Sulmi nxiti reagime të shumta, brenda dhe jashtë Francës, ndërsa Macron u zotua se do të vendos mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si vendet e kultit dhe shkollat.
Sulmi ka filluar rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice, meqë rast njërës prej viktimave i është prerë koka.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Rita kohë më parë vizitoi Francën për një periudhë të shkurtër, ndërsa tani po punon për këngët e reja. /Lajmi.net/