Reagimi i NATO-s për situatën në veri: KFOR-i po monitoron situatën nga afër

Pas situatës së krijuar mbrëmë në veri të vendit, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke monitoruar nga afër situatën bashkë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i…

Lajme

01/08/2022 16:05

Pas situatës së krijuar mbrëmë në veri të vendit, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke monitoruar nga afër situatën bashkë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në reagim.

Duhet përkujtuar që Kosova parashihej që në orët e mesnatës mbrëmë të nis zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, në lidhje me dokumentet dhe targat e automjeteve, por pas situatës së krijuar nga serbët dhe vendosja e barikadave në Jarinje dhe Bërnjak, Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozuan që institucionet e Kosovës të shtyjnë atë për 30 ditë.

Kësisoj Qeveria e Kosovës njoftoi se reciprociteti do të nis deri në heqjen e barrikadave  më pas do të shtyhet deri më 1 shtator, në vendimin e ardhshëm./Lajmi.net/