Reagimi i Munishit për skandalin e ofendimit në transmetim direkt
“Kam respekt maksimal për kryesinë e Dritës, kam respekt maksimal për futbollistët e Dritës, kam respekt maksimal për tifozët Intelektualët".
Sport
Ismet Munishi ka reaguar pas rastit ku ofendoi publikisht në transmetim direkt.
I kontaktuar nga GazetaOlle.com Ismet Munishi dukej i shokuar dhe i penduar me rastin me rastin në fjalë derisa nuk mundi që ta komentojë rastin e fundit, por ai ka disa fjalë për Dritën.
“Kam respekt maksimal për kryesinë e Dritës, kam respekt maksimal për futbollistët e Dritës, kam respekt maksimal për tifozët Intelektualët”, tha shkurt Ismet Munishi i cili ka punuar te Drita në edicionin e kaluar.