Reagimi i jetimëve, kur marrin vesh se do të bëhen me shtëpi (Video)

Përveç se u rritën jetimë, dy vëllezërit nga Prizreni, që deri më tani kanë jetuar në një shtëpi e cila ishte gati të rrënohej, ballafaqoheshin edhe me kushte tepër të vështira për jetë. 

Lajme

19/07/2017 22:29

Por, që nga sot Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të aktiviteteve të saj, ka arritur që t’i grumbullojë paratë për ndërtimin e shtëpisë për këta dy jetimë.

Karvanit të ndihmave për ndërtimin e këtij objekti i janë bashkangjitur kompani të ndryshme dhe individë.

Derisa babai iu kishte vdekur para 13 viteve, nëna kishte ndërruar 2 vjet më pasë, duke bërë kështu që këta dy fëmijë të rriten në kushte të vështira.