Reagimi i gorillës kur sheh foton e gorillës tjetër në telefon (Video)
Në një kopsht zoologjik, një gorillë ka mbetur pranë xhamit përballë telefonit që kishte një djalë në dorë, shkruan lajmi.net
Fun
Ajo mbeti kohë të gjatë duke i parë fotot e gorillave tjera me të cilat djali kishte dalur në fotografi.
Gorilla u mbështet pranë xhamit, bashkë me djalin dhe shikuan bashkë fotot që ishin bërë më herët.
Kjo ngjarje u xhirua nga të pranishmit si diçka e pazakontë, ndërkaq pranë kalonte një foshnje, e pavarësisht kësaj, gorilla nuk i kushtoi vëmendje.
Për atë, pasqyrimi i saj në një ekran të vogël ishte më e çuditshme dhe tërheqëse për ta njohur. /Lajmi.net/