Reagimi i çuditshëm i Melanias kur Trump i kërkon të buzëqesh para kamerave

Sjelljet e Melania Trump ndaj Donald Trump në daljet publike tërheqin thuajse gjithmonë vëmendje.

ShowBiz

05/06/2020 15:18

Teksa vizituan ‘Saint John Paul II National Shrine’ Washington DC të martën, presidenti amerikan dhe zonja e parë ndaluan për fotografi, shkruan Stuff, transmeton lajmi.net.

Në një moment, Trump dhuron një buzëqeshje dhe duket se i kërkon të njëjtën edhe Melanias. Ajo bën atë që mund të përshkruhet vetëm si grimace.

Pas kësaj, ajo ka tentuar të vërë pak buzën në gaz, për më pak se  ndoshta një sekond.

Dhe ky moment nuk mund t’iu ikë publikut, të cilët kanë shpërndarë videon në mënyrë masive në rrjete sociale. /Lajmi.net./

YouTube player