Reagimet e IHMK-së për motin, reagon Komuna e Prishtinës: Paralajmërimet tona bazohen në informatat e tyre dhe tjerëve
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka reaguar në lidhje me reagimet që kanë ardhur mbrëmë nga IHMK për paralajmërimet e tyre për motin. Nga kjo Drejtori, kanë thënë se të gjitha njoftimet dhe paralajmërimet e tyre bazohen ekskluzivisht në informata zyrtare, të siguruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe institucione të…
Lajme
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka reaguar në lidhje me reagimet që kanë ardhur mbrëmë nga IHMK për paralajmërimet e tyre për motin.
Nga kjo Drejtori, kanë thënë se të gjitha njoftimet dhe paralajmërimet e tyre bazohen ekskluzivisht në informata zyrtare, të siguruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe institucione të tjera kompetente.
Ata kanë thënë se qëllimi i këtyre komunikimeve nuk është krijimi i panikut, por informimi në kohë, i saktë dhe i besueshëm i qytetarëve.
“Përmes këtij komunikimi, Drejtoria synon të vendosë një standard të ri të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe transparent me qytetarët e Kryeqytetit, duke vepruar në përputhje me obligimin ligjor që institucionet publike kanë për të garantuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar në kohë reale për rreziqet e mundshme. Informimi i hershëm dhe korrekt u mundëson qytetarëve të marrin masa parandaluese dhe të jenë më të përgatitur ndaj fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive të shkaktuara nga dora e njeriut, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë publike”, kanë thënë nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Ata gjithashtu kanë thënë se mbeten të përkushtuar që secili njoftim të jetë i bazuar në burime zyrtare, i qartë dhe i përgjegjshëm si dhe në funksion të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve të kryeqytetit. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: