Reagime nga PDK për refuzimin e gazit amerikan: Qeveria bëri gabim që shkon kundër interesave të Kosovës
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim gjeo-strategjik që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës.

Lajme
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim gjeo-strategjik që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës. Të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës. Vendimi i sotëm është krejtësisht kundër kësaj!. /Lajmi.net/
#Kosovo’s government has made a geo-strategic mistake that goes against Kosovo’s key interests. Being part of #American supported energy projects & diversifying energy supply is essential & strategic for Kosovo’s Euro-Atlantic orientation. Today’s decision is against this totally
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2021