Raundi i dytë i zgjedhjeve, nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur procesi i dërgimit të pakove të votimit në disa shtete, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Siç njofton KQZ-ja, shërbimet postare do t’i dorëzojnë pakot tek votuesit e regjistruar, në adresat që ata kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit. Pako e cila i…

Lajme

27/10/2025 17:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur procesi i dërgimit të pakove të votimit në disa shtete, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Siç njofton KQZ-ja, shërbimet postare do t’i dorëzojnë pakot tek votuesit e regjistruar, në adresat që ata kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit.

Pako e cila i dërgohet votuesit, përmban:

udhëzuesin si të votohet;

fletëvotimin;

zarfin e fshehtësisë ;

zarfin kthyes ;

shiritin mbyllës.