Rasti në Prishtinë, flasin nga QKUK: Personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë

Një person është plagosur sonte në lagjen Dardania në Prishtinë. Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për RTK-në se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Çitaku ka thënë se personi i plagosur është…

Lajme

21/02/2025 23:41

Një person është plagosur sonte në lagjen Dardania në Prishtinë.

Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për RTK-në se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.