Rasti “i profës”: Gazetarja lexon komentet që të bëjnë ta “kapësh kokën” dhe ka një mesazh për to

Rastet e ngacmimit seksual në Kosovë, por edhe në botë janë të shpeshta, vajzat dhe gratë këtë dukuri e hasin thuajse çdo ditë, në markete, qytet, kafiteri e shumë hapësira publike. Rasti në Universitetin e Prishtinës, ka tronditur opinion publik, ku një studente ka raportuar se ish profesori i saj, Xhevat Krasniqi ka ngacmuar atë…

Lajme

24/04/2024 15:14

Rastet e ngacmimit seksual në Kosovë, por edhe në botë janë të shpeshta, vajzat dhe gratë këtë dukuri e hasin thuajse çdo ditë, në markete, qytet, kafiteri e shumë hapësira publike.

Rasti në Universitetin e Prishtinës, ka tronditur opinion publik, ku një studente ka raportuar se ish profesori i saj, Xhevat Krasniqi ka ngacmuar atë dhe shumë vajza tjetra me gjuhë seksiste.

Përpos saj, atë e kanë raportuar edhe 27 vajza tjera me ngacmime të ngjashme.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka treguar komentet në rrjetet sociale, që shumë nga to janë komente seksiste dhe disa prej tyre edhe të rrezikshme.

Pritet të theksohet se dje Këshilli Universitar ka marrë vendim që profesori Xhevat Krasniqi, të suspendohet nga puna. Ndërsa pas suspendimit të tij prokuroria ka hapë rast kundër tij. /Lajmi.net/

Video: