Rasti i Felix, Thierry Henry mbron portugezin: Është e vështirë, kam qenë në atë situatë

Skuadra e Chelseat u mposht nga Real Madrid në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League me rezultatin 2 me 0. Në minutat e para, Blutë e Londrës patën një mundësi ideale për të shënuar me anë të Joao Felix, por lojtari portugez gjuajti në duart e portierit kundërshtar, Thibaut Courtois, shkruan Lajmi.net Thierry Henry,…

Sport

13/04/2023 19:24

Skuadra e Chelseat u mposht nga Real Madrid në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League me rezultatin 2 me 0.

Në minutat e para, Blutë e Londrës patën një mundësi ideale për të shënuar me anë të Joao Felix, por lojtari portugez gjuajti në duart e portierit kundërshtar, Thibaut Courtois, shkruan Lajmi.net

Thierry Henry, legjenda e futbollit francez foli për këtë situatë dhe i doli në mbrojtje lojtarit portugez.

“Kam qenë disa herë në këtë situatë. Sulmuesit gjithmonë presin mbrojtësin t’i dalë përparë në mënëyrë që t’a shmangë atë me një driblim ose të fitojë penallti dhe karton të kuq”, u shpreh Thierry Henry

Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Chelseat dhe Real Madrid zhvillohet të martën e ardhshme në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/