Rasti i Agon Zejnullahut: Raporti i autopsisë i dorëzohet prokurorisë, familja në pritje të drejtësisë
Frymën e fundit e dha në duart e policisë. Por rasti i vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, më 7 korrik 2025 në qendër të Lipjanit, ende nuk ka marrë epilog. Dosja e Prokurorisë ngreu dyshime të rënda.Pesë zyrtarë policor, që fillimisht e arrestuan të ndjerin, dyshohet se nga pakujdesia dhe në bashkëveprim, i kishin marrë…
Lajme
Frymën e fundit e dha në duart e policisë. Por rasti i vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, më 7 korrik 2025 në qendër të Lipjanit, ende nuk ka marrë epilog.
Dosja e Prokurorisë ngreu dyshime të rënda.Pesë zyrtarë policor, që fillimisht e arrestuan të ndjerin, dyshohet se nga pakujdesia dhe në bashkëveprim, i kishin marrë jetën të riut.
E derisa të dyshuarit janë në liri, familja Zejnullahu ndjehet e dëshpruar me pritjen e gjatë për drejtësi.“Unë çdo ditë kur të shkoj në shtëpi, gjithmonë e marrë pyetjen e njëjtë të prindërve, a ka diçka të re? Realisht edhe për mu edhe për të gjithë të tjerët është shumë shumë e rëndë se nuk po ua shohim dorën shtetit”, ka thënë Alban Zejnullahu, vëllau i Agon Zejnullahut.
Megjithatë një hap drejtë zbardhjes së rastit tashmë është bërë.Disa mostra të toksikologjisë që ishin dërguar jashtë vendit, tashmë kanë mbërritur në vend, por për këto zhvillime, nuk kanë shumë njohuri familja.
“Nuk kemi asnjë informatë, të vetmet informata që i marrim janë prej mediave. Ne presim që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta, kjo është shumë shumë e rëndësishme për familjen tonë”, ja shtuar Zejnullahu.
Instituti i Mjekësisë Ligjore për televizionin Dukagjini konfirmoi se brenda muajit prill do të përmbyllet raporti përfundimar.
“Në trajtimin dhe vlerësimin e këtij rasti janë përfshirë ekspertë të fushave të ndryshme nga mjekësia ligjore, përfshirë mjekun ligjor, histopatologun dhe toksikologun. Duke marrë parasysh kompleksitetin e rastit dhe përfshirjen e ekspertëve, procesi i vlerësimit ka kërkuar më shumë kohë. Aktualisht rasti ndodhet në fazën përfundimtare të vlerësimit professional, ndërsa raporti përfundimar pritet të përfundohet brenda muajit prill dhe, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, do t’i dorëzohet prokurorit të rastit”, kanë thënë nga IML.
Dhe menjëherë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila e ka në dorë rastin, konfirmoi se e ka pranuar raportin në fjalë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pohuar se ky institucion ka pranuar raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe aktualisht është në fazën e analizimit, duke qenë në procedurë e sipër. Sa i përket prokurorit të Shtetit, sipas Themelores është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet relevante hetimore për ndriçimin e plotë të këtij rasti.
Të dyshuar në këtë rast janë zyrtarët Ibrahim Nela, Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.
Të njëjtit ishin arrestuar dhe dërguar në paraburgim, për tu liruar më me një vendim të Gjykatës së Apelit, ndërkohë që vazhdojnë të jenë të suspenduar që nga data 7 korrik i vitit të kaluar.
Rasti, kishte nxitur një valë reagimesh e kishte prekur edhe hierarkinë e policisë, mes tjerash kishte quar edhe në dorëheqjen e komandantit rajonal të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi.