Rasti i 27 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria thotë se nuk ka pranuar raportin zyrtar të autopsisë nga IML
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mesnatës (të hënën), në qytetin e Lipjanit, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ka humbur jetën në rrethana të dyshimta. Derisa rasti është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia” pesë zyrtarë policorë janë suspenduar nga detyra si dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit. Teksa pak më…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mesnatës (të hënën), në qytetin e Lipjanit, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.
Derisa rasti është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia” pesë zyrtarë policorë janë suspenduar nga detyra si dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit.
Teksa pak më parë u raportua se ka dal raporti fillestar i autopsisë një gjë e tillë është mohuar nga Prokuroria.
Për lajmi.net, nga Prokuroria Themelore kanë thënë se deri në këtë fazë nuk kanë pranuar raportin zyrtar të autopsisë nga Mjekësia Ligjore.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë, deri në këtë fazë nuk ka pranuar raportin zyrtar të autopsisë nga Mjekësia Ligjore, lidhur me rastin e viktimës A.Z”, ka thënë Kaltrina Shala zëdhënësja e kësaj prokurorie për lajmi.net.
Ndryshe Agon Zejnullahu ka vdekur më 7 korrik në rrethana të paqarta, pasi është arrestuar nga pesë policë në qytetin e Lipjanit. /Lajmi.net/