Rasti i 27 vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon zbardhje të të vërtetës dhe dorëheqjen e Xhelal Sveçlës
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është deklaruar sot nga foltorja e Kuvendit pas dështimit të seancës së 44-të konstituive të Kuvendit. Gruda ka nisur këtë fjalim duke shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për vdekjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahut në Lipjan. “Me këtë rast, kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është deklaruar sot nga foltorja e Kuvendit pas dështimit të seancës së 44-të konstituive të Kuvendit.
Gruda ka nisur këtë fjalim duke shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për vdekjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahut në Lipjan.
“Me këtë rast, kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të të vërtetës së kësaj ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Po ashtu në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme si një akt i padiskutueshëm moral i përgjegjësisë së tij politike dhe ligjore”, ka thënë Gruda. /Lajmi.net/