Raste të shumta të rrahjeve grupore, nuk kursehet as policia
Disa rrahje grupore kanë ndodhur gjatë ditës së enjte.

Lajme
Në Podujevë ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve pas nje fjalosje ndërmjet tyre, me ç’rast katër të dyshuarit meshkuj janë arrestuar nga njësitet policore. Në këtë rast janë lënduar tri viktima femra të cilave u është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Punëtori i Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt, raporton lajmi.net.
Ndërkohë, Policia njofton se, në fshati Berivojcë të Kamenicës janë arrestuar gjashtë të dyshuar pasi që të njëjtit për shkaqe të panjohura në një restorant, janë rrahur në mes veti me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
Sulm ka pasur edhe ndaj personave zyrtarë.
“Në Vushtrri është arrestuar një person, pasi që i njëjti si palë në aksident trafiku, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes, duke iu shkaktuar lëndime. Zyrtarëve policorë u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.
Në Fshatin Goshicë të Vitis raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë kanë sulmuar tri viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të pylltarisë, të cilët ishin në detyrë zyrtare dhe më pas kanë dëmtuar edhe veturën zyrtare. Si pasojë e sulmit njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Lajmi.net/