Rast tragjik në Gjilan: Qytetari duke ecur, bie në rrugë dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është raportuar të enjten në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një përkeqësimi të papritur të gjendjes shëndetësore. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 20 nëntor 2025, rreth orës 14:50, teksa viktima – një mashkull kosovar – ishte duke ecur në rrugë. Në një moment, gjendja e…

Lajme

21/11/2025 09:26

Një ngjarje e rëndë është raportuar të enjten në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një përkeqësimi të papritur të gjendjes shëndetësore.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 20 nëntor 2025, rreth orës 14:50, teksa viktima – një mashkull kosovar – ishte duke ecur në rrugë. Në një moment, gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai është rrëzuar në vend, transmeton lajmi.net.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është liruar për familjarët, ndërsa rasti është klasifikuar si vdekje natyrale./lajmi.net/